Kryeministri Hristian Mickoski nga Brukseli ku merr pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perendimor me measazhe optimiste për rrugën e RMV drejt BE-së.
Ai në rrjetin social Facebook shkiruan. Samiti ishte një platformë për shkëmbimin e mendimeve dhe ideve për të ardhmen e Evropës, veçanërisht më gëzon fakti që Maqedonia mbetet pjesë e këtyre bisedimeve dhe partneriteteve strategjike. Pjesëmarrja jonë aktive në ngjarje të tilla ndërkombëtare është vendimtare për forcimin e pozitës së vendit tonë në kontekstin evropian dhe për të kontribuar në vizionin e përbashkët për një Evropë stabile dhe të begatë, ka shkruar Mickoski.Bisedimet dhe debatet në Samit, thotë ai, ishin domethënëse për drejtimin e politikave të ardhshme dhe më e rëndësishmja, për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me partnerët evropianë.
Mickoski gjatë ditës kishte shkruar në Facebook se është i bindur se takime të tilla kanë rëndësi të madhe për përparimin e mëtejmë të Maqedonisë në rrugën e saj evropiane. Ky është edhe një hap përpara drejt qëllimeve tona të përbashkëta për stabilitet, rritje ekonomike dhe prani më të fortë në skenën ndërkombëtare, ka shkruar mes tjerash Mickoski. /tvklan.mk/