Një tërmet me magnitudë 7.3 ka goditur arkipelagun Vanuatu, i cili ndodhet mijëra kilometra në lindje të Australisë veriore. Lëkundjet e forta sizmike kanë shkaktuar rrëshqitje dheu, duke marrë me vete shumë makina dhe duke rrafshuar ndërtesa. Mes banesave të dëmtuara është edhe ajo e ambasadës amerikane dhe franceze.
Zyrtarët amerikanë thanë se ndërtesa pësoi dëmtime të konsiderueshme dhe do të mbyllej deri në një njoftim të dytë. Energjia elektrike është ndërprerë në të gjithë vendin ndërsa raportohet për të paktën një viktimë.
Vanuatu ndodhet në një zonë sizmikisht aktive dhe vazhdimisht preket ndaj tërmeteve të shumta dhe fatkeqësi të tjera natyrore.
Klan News