Tanket izraelite vetëm 20 kilometra larg Damaskut

Duke cituar tre burime brenda organeve të sigurisë, Reuters raporton se tanket izraelite janë pozicionuar në afërsi të kryeqytetit sirian – Damask.

Këto burime thonë se inkursioni ushtarak ka arritur tashmë në Qatana, rreth 20 kilometra në jugperëndim të Damaskut.

Qyteti Qatana gjendet në lindje të zonës së demilitarizuar, që ndanë Golanin e pushtuar nga Izraeli nga pjesa tjetër e Sirisë.

Në anën tjetër, IDF-ja izraelite ka mohuar këto pretendime për Sky News. Ndryshe ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore nëpër Siri – duke shënjestruar bazat ushtarake.

Aeroplanët e tyre bombarduan shumë helikopterë dhe aeroplanë, që gjendeshin në tre baza ushtarake në pjesë të ndryshme të Sirisë. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share