Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zgjeruar listën e zezë dhe me dy emra të ri nga Maqedonia e Veriut.
Bëhet fjalë për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi dhe Enver Bexhetin – gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.
“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi. Mijallkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”, thonë nga DASH.
Të njejtët thuhet se janë përfshirë në korrupsion, duke tentuar të shkatërrojnë gjykimin penal ndaj Sasho Mijallkovit.