Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd ka reaguar ndaj koaliconit VLEN në qeveri dhe deklaratave të tyre ne mbrojtje të gjuhës shqipe nga Gjykata Kushtetuese, e cila pritet që më 11 dhjetor të sjell vendim për Ligjin e Gjuhëve.
Rexhepi-Zejd shkruan në reagimin e tij se kryeministri Hristijan Mickoski të mos mendoj që shqiptarët dhe Fronti Europian do të heshtin përballë abrogimit të vlerave kombëtare.
Ai më tutje shton se agjenda anti-shqiptare e tij nuk kalon tek shqiptarët.
Reagimi i plotë:
EH PO, DARDHA KA BISHT!!!
Paradoksale është kur dëgjon këta të VLEN-it që dalin “garantues” të gjuhës shqipe në kohën që të gjithë unanimisht e mohojnë ekzistimim zyrtar të saj.
Poashtu, të thuash që asgjë nuk do të ndodh në mbledhjen e Gjykatës Kushtetuese, dëshmon akuzat tona që politika (VMRO-ja) i ka futur thellë duart në këtë institucion dhe tash kur “dardhat po ju dalin me bisht”, “garantojnë” që nuk do të guxon të hapet kjo temë në këtë mbledhje të kushtetueses.
Ka gabuar rënd Mickovski nëse ka shpresuar që shqiptarët në krye me Frontin Europian, do të heshtin para abrogimit të vlerave kombëtare shqiptare.
Agjenda e tij antishqiptate edhe mund të kishte kaluar në saje të servilizmit të verbër të partnerëve të tij qeveritar nga VLEN-i, por interesat kombëtare shqiptare e kanë gardianin dhe garantuesin e vërtetë :
– POPULLIN SHQIPTAR NË KRYE ME FRONTIN EUROPIAN.