Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha nga tendat e Frontit Europian në mbrojtje të gjuhës shqipe tha se VLEN duhet të largohet nga turpi që po iu bën shqiptarëve.
Ai shtoi se do ta mbrojnë gjuhën shqipe me çdo çmim dhe se e njejta nuk guxon të preket nga Gjykata Kushtetuese.
“Gjuha shqipe nuk do të preket, ne jemi këtu si gardianë të saj. Gjuha shqipe u fitua me mund e gjak, e kemi obligim moral ta mbrojmë! VLEN lë të largohet nga turpi që po ua bëjnë shqiptarëve”, tha Hoxha. /tvklan.mk