Në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, LSDM-ja bëri publike një rast të ri, sic thonë, të punës së jashtëligjshme të funksionarëve të gjedhur të VMRO-DPMNE-së.
Socialdemokratët pretendojnë se ekzistojnë dyshime të bazuara se Kryetari I Komunës së Prilepit dhe 5 Drejtorë të shkollave të mesme kanë shkelur ligjin me furnizime të jashtëligjshme publike.
Kërkojnë reagim urgjent të Prokurorisë kompetente Publike dhe kallëzime adekuate penale.
“Marrëveshjet kanë qenë të vlefshme deri më 31.12.2023 dhe krahas kohëzgjatjes, me nënshkrimin e tyre, dy palët kanë saktësuar dhe vlerën e Marrëveshjeve. Dy javë para skadimit të kohëzgjatjes së Marrëveshjeve, Drejtorët e 5 shkollave dhe transportuesit kanë nënshkruar aneks marrëveshje, me të cilën vlefshmëria e Marrëveshjes është vazhduar deri më 29.02.2024. Pas të parit, pasoi nënshkrimi i ri, aneksit të dytë me radhë të Marrëveshjes. Megjithatë, përveç që vlefshmërinë e kanë vazhduar për 50 ditë të reja, kësaj radhe drejtorët kanë bërë ndryshime edhe në vlerën e Marrëveshjes, respektivisht kanë rritur çmimin e shërbimit, që është në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike” – tha Petra Llukaroska. /tvklan.mk/