Interpelanca e Frontit “turbullon” politikën/ Mickoski: Forcat ekstreme duan pasiguri politike

Kryeministri Mickovski është shprehur I kënaqur që edhe LSDm-ja opozitare nuk do të votojë për iniciativën e BDI-së për interpelancë ndaj disa ministrave të qeverisë së tij pas incidenteve të fundit ndëretnike në vend,. BDI dorëzoj inicijativ për interpelamcë ndaj Ministrit të brendshëm Toshkovski zëvëndësit të tij Iseni dhe dy zv kryeministrat Izet Mexhirti dhe Ivan Stoilkoviq.

“Kemi ekstreme në shoqëri të cilët duan të na kthejnë mbrapa, në pasigurinë politike vendin. Jam i kënaqur që një pjesë e partive politike edhe pse janë në opozitë janë të vetëdijshëm për këtë dhe se së bashku të mos lejojmë që këto eksteme të na tërheqin në atë pasigurinë politike dhe mendoj se qytetarët për një kohë janë duke i izoluar këto raste të cilat janë të interesuar për destabilizim dhe pasiguri” – tha Mickoski.

Për BDI-në veprimi I LSDM-së për të mos përkrahur inicijativën e tyrë shton dyshimet se prapa kësaj mund të fshihet ndonjë marëveshje e tyre me pushtetin. Akuzon opozitaren se po kopjojnë VMRO-në me fjalorin anti-shqiptar.

“Sinqerisht, na vjen keq për faktin se ata po mbështesin një drejtësi selective nga ana e institucioneve të shtetit duke marrë parasyshë edhe narativin në kohë të fundit që kanë filluar ta përdorin anti-BDI. Nga deklaratat të cilat i shohim përmenda edhe narativin që kanë filluar të përdorin në deklaratat e tyre publike dhe në veprimet e tyre politike, duke nxitur fatkeqësisht albanofobinë, ndoshta mund edhe të thuhet se në prapaskenë ka ndonjë bashkëpunim të tillë” – tha Rina Ajdari, deputete e Frontit Europian.

Integristët nuk ndalen këtu, ata përmes një komunikate i janë përgjigjur edhe zv.kryeministrit Mexhiti të cilin e quajnë hipokrit. Ata thonë se revolta e tij ishte vetëm paknaqësia pse ai nuk mundeshte të jetë pjesë e qeverisë së BDI-së dhe arsyeja është e qartë: ai nuk mundi të kalonte testin e integritetit dhe transparencës në BDI dhe procesin e gjerë të vetting-ut kundër korrupsionit.

Kanë reaguar edhe nga VLEN. Koalicioni pjesë e shumicës qeveritare thonë se edhe LSDM-ja ka filluar të ikë nga BDI-ja. Sipas VLEN, aty ku prek BDI-ja as bari nuk mbinë.

“BDI nuk është vetëm e izoluar nga qytetarët dhe votuesit, por edhe nga partnerët e saj të deridjeshëm. Nuk mund të ketë bashkëpunim me një parti që e ka shkatërruar çdo institucion. BDI që për dy dekada ka zhgënjyer qytetarët dhe ka ndërtuar një sistem korrupsioni e abuzimi, sot ka mbetur vetëm me një partner në krim, Nikolla Gruevskin” – thonë nga VLEN.

Kujtojmë, LSDM-ja përmes kryetarit të saj ka bërë të ditur se nuk do të mbështesë interpelancën anti-pushtet të dorëzuar nga Fronti Europian, interpelancën nuk kanë pranuar ta komentojnë deputetët e së “Majtës” thonë se për të dhënë koment, duhet fillimisht ta lexojnë përmbajtjen. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share