Mesfushori i Liverpoolit, Alexis Mac Allister i ka kërkuar klubit që të arrijë marrëveshje për vazhdimin e kontratës me treshen Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold.
Të tre supe-ryjet po i afrohen të gjithë gjashtë muajve të fundit të kontratave të tyre përkatëse dhe ka pasiguri të konsiderueshme rreth secilit , të cilët do të jenë të lirë të flasin me ekipet brenda disa javësh.
Nga të tre, është Salah ai që e ka vënë Liverpoolin nën presionin më të madh me një sërë komentesh publike duke pranuar “zhgënjimin” e tij që nuk iu ofrohet një zgjatje në këtë pikë të sezonit.
“Unë mendoj se kjo tregon pak se kush është Mo, mentaliteti i tij. Kur e sheh çdo ditë, ai është një person që punon shumë, është i palodhur”.
“Natyrisht që ne duam të ndajmë shumë vite me të, por ky është një vendim personal. Klubi duhet të marrë një vendim dhe ne nuk mund të përfshihemi. Shpresojmë që ata të arrijnë një marrëveshje sepse ne duam që ai dhe Virgil dhe Trent të vazhdojnë me ne”.
“Shpresojmë që të jetë kështu”, ka thënë Mac Allister për ESPN. /Telegrafi/