Barcelona i ka dhënë fund interesimit për nënshkrimin e anësorit të Athletic Bilbaos, Nico Williams, sipas raportimeve nga David Ornstein i The Athletic.
Gjigantët katalanas ishin lidhur më parë me një lëvizje për reprezentuesin spanjoll, por duket se tani e kanë ftohur interesimin.
Arsenali, Chelsea, Liverpool dhe Tottenham përmenden të gjithë si kërkues të mundshëm, ndërsa Bayern Munich gjithashtu mendohet të jetë i interesuar.
Williams ka një klauzolë lirimi prej 55 milionë euro, e cila konsiderohet një tarifë relativisht modeste në tregun e sotëm të transferimeve. /Telegrafi/