Drilon Rama, Gjesti dhe Leonardo Gashi kanë bërë një bisedë së fundmi për rrjete sociale.
Boksieri e ka akuzuar këngëtarin dhe TikTok-erin për ndjekës të rremë në Instagram, pasi tha që ka kaluar mbi një milion.
Në diskutimin e tyre, ai iu drejtua se sa i ka Noizy dhe se si ka mundësi që të ketë kaq shumë, gjersa në fund shton se nuk i ka të vërtetë.
Pjesë e shkëputur nga biseda:
Gjesti: Çfarë ke thënë, një milion ndjekës?
Leo: Më ka akuzuar pas shpinës time, le të mban tash.
Gjesti: Këta po thojnë që i ka Leo një milion unë dalë prej shtëpisë.
Driloni: Veç pak, sa milion i ka Noizy?
Leo: Ku po ju prek sa ndjekës i kam unë? 1.3 milion në TikTok.
Drilon Rama: Vetëm të rremë. /Telegrafi/