Bllokohet aksi rrugor Strugë-Qafë Thanë, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve për më shumë se një orë.
Gjithë kjo ka ardhur pasi firmat kontraktore nuk po punojnë për normalizimin e situatës
Të bllokuar në këtë rrugë që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë kanë mbetur edhe shumë drejtues mjetesh nga Shqipëria.
Drejtuesit e mjeteve mësohet të kenë lajmëruar autoritetet tona doganore të cilët kanë patur kontakte të cilët kanë komunikuar me policinë e vendit fqinj.
Mjetet vijojne të jenë të bllokuara në rrugë.