Serbia dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Kurti drejton gishtin nga ne pa prova

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi se Serbia dënon ashpër sulmin në kanalin Ibër-Lepenac, i cili ndodhi mbrëmë.

Ai ka kritikuar regimin e Kurtit, të cilin e ka quajtur si “regjimi etno-nacionalist i Kurtit nxitoi të drejtojë gishtin drejt Serbisë pa prova”,

Gjuriq ka shkruar në rrjetin social “X” se “ky akt thellësisht shqetësues i sabotimit kërcënon jetën dhe jetesën e individëve të panumërt në rajon”.

“Ibër-Lepenac është një rrugë ujore kritike e nevojshme për prodhimin e energjisë elektrike, bujqësisë, ujit të pijshëm dhe mirëqenies së përgjithshme të komuniteteve të cilave u shërben. Veprime të tilla shkatërruese janë të papranueshme dhe kërcënojnë stabilitetin e brishtë që ne përpiqemi të ruajmë. Ndërsa regjimi etno-nacionalist i Kurtit ka nxituar t’i drejtojë gishtat Serbisë pa prova, ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë një diversion i qëllimshëm, duke treguar potencialisht përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit. Këto akuza të pabaza minojnë përpjekjet për një dialog konstruktiv dhe shërbejnë vetëm për të përshkallëzuar tensionet në një situatë tashmë delikate”, theksoi Gjuriq.

Ai shtoi se Serbia kërkon pa mëdyshje përgjegjësinë për autorët e këtij sulmi të pamenduar.

“Serbia është e gatshme, nëse është e nevojshme, të ndihmojë financiarisht dhe teknikisht në riparimin e dëmeve në kanalin Ibër-Lepenc, duke treguar përkushtimin tonë për mirëqenien e të gjithë njerëzve në rajon, pa dallim përkatësie etnike apo politike. U bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse ndërkombëtare që të kryejnë një hetim të plotë, transparent për të identifikuar dhe mbajtur përgjegjës përgjegjësit për këtë akt”, tha kreu i diplomacisë serbe.

Ai në përfundoi duke bërë thirrje të gjitha palëve që t’i rezistojnë provokimeve dhe t’i japin përparësi dialogut, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit.

“Serbia mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit si bazë për një të ardhme të begatë dhe të bashkuar në Ballkan”, shkroi ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share