LSDM për herë të parë pas 2016 po braktisë konceprin një shoqëri për të gjithë dhe si duket po I kthehet politikava të viteve të 90 . Në kryesin e re të partisë në krye me Venko Filipcen nuk ka vend për shqiptarë, asnjë nga 4 nënëkryetarët e ri nuk është shqiptarë sic ishte nga 2016 deri më tani.
Edhe pse përflitej se në vendin e Fatmir Bytyqit do të vijë kandiadti I kësaj partie për deputet nga Zhelina Agron Demiri kjo nuk ndodhi.
Filpce për Demirin kishte paraparë vend vetëm në Këshilin Ekzekutiv të partisë dhe përfaqësimi I shqiptarëve në këtë parti mbetet formal dhe pa ndonjë rëndësi të vecantë. Sic mëson Klan Maqedoni në mbledhjen e djeshme ku është diskutuar përbërja e re e kryesisë së partisë ka reaguar nënkryetari I deri djeshëm Fatmir Bytyqi I cili në një formë ka bërë të ditur se vendi I tij më nuk është në këtë parti.
Filipce në paraqitjen e tij të mbrëmshme tha se takimi ka kaluar në atmosfer të shkëlqyer.
‘Kjo energji kjo atmosfer e shkëlqyer të ciliën e kishim sonte është dëshmi se konsolidimi jo vetëm që ka filluar por ajo po zhvillohet shumë mirë në të gjitha nivelet në parti. Sonte zgjodhëm njerëz të cilët kanë integritet të fuqishëm përvojë dhe dijeni në fushat e tyre të veprimit dhe besoj se më gjitha fuqitë që kanë do të përkushtohen edhe me punën e tyre në parti’ – tha Filipce.
Sidoqoftë paknaqësi nga kryesia e re partisë kanë shprehur edhe ish funksionar tjerë të saj. Në mesin e tyre është edhe Petre Shilegov ish kryetar I Shkupit dhe antarë I kryesisë I cili në mënyrë simbolike përmes një postimi në fb kishte shfaqur qëndrimin e tij ndaj emrimeve të reja në parti.
“Në dreq të mallkuar” ky është titulli I këngës të cilë ai e postoi në profilin e tij në fb.
Shilegov edhe më herët kishte reaguar publikishtë mbi zhvilimet në parti pas zgjedhjeve të fundit parlamentare .
Ndryshe, LSDM në seancën e parë të Kryesisë Qendrore për nënkryetarë të rinj zgjodhi ish-ministren e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoreshën Ana Çupeska, Mende Ilievski nga Manasrtiri I cili është pjesë e Këshilli komunal në këtë qytet dhe Kristina Kostova, e cila është aktive në Këshillin Qendror të LSDM-së.
Partia për sekretar të përgjithshëm zgjodhi Aleksandër Dimitrijeviqin nga organizata komunale e LSDM-së në Gazi Babë, ndërsa sekretarë organizativë u zgjodh Ljupço Farmakovski nga Qendra dhe Martin Kostovski nga Kumanova.
Pas Filipces, fytyra kryesore në LSDM do të jetë Fani Soros, fakt që tregon qartë se ku po shkon partia humbëse – në kohën kur republikanët në SHBA kanë president, Senat dhe Kongres, ju lidheni me donatorin më të madh dhe patron i demokratëve?!?! Kaq komunistë dhe humbës, komentojnë në rrjetet sociale qytetarët duke u tallur me partinë e cila sipas tyre po nxiton drejt fundit.
Pritet që në periudhën e ardhshme të telefonojnë edhe Chomovskin që tua shuaj dritat në Bihaçka,komentojnë në rrjetet sociale qytetarët. /tvklan.mk/