Nivelizimi dhe rritja e pagave/ Miteva: Qeveria punon në pëmisimin e standardit jetësor

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, ka deklaruar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është duke u angazhuar për të ngritur standardin e qytetarëve, siç kishte premtuar gjatë fushatës.

Këtë deklaratë Miteva e dha pasi u pyet nga gazetarët lidhur me dallimet e larta mes rrogave të disa të punësuarve në Qeveri, ministra të caktuar dhe mjekëve e mësuesve.

“Sipas jush, a është logjike që një i punësuar në Ministrinë e Energjetikës të ketë rrogë neto 105 mijë denarë, kurse bruto 160 mijë denarë, i punësuar në Qeveri rrogë bruto prej 137 mijë denarë, kurse mjeku të marrë mesatarisht 50 mijë denarë, mësuesi ndër 30 mijë, kurse punësuarit në tekstil me rrogë minimale prej 22.500 denarësh?” – tha Marija Miteva.

Duke u bazuar në pyetjen tuaj, nuk do të mund të thoja cila është logjika, duke u bazuar tek rrogat, besoj se të njëjtat janë sipas ligjeve që janë paraparë. A ka dallime në rroga nga pozita në pozitë? Po, ka. A kemi folur si Qeveri për rritje të standardit jetësor dhe të gjithë atyre që duhet rroga adekuate për pozita adekuate? Po.

Sipas zëdhënëses Miteva, rritja e pagës dhe nivelizimi i tyre nuk do të thotë automatikisht përmirësim të standardit të jetës së qytetarit.

“Përmirësimi i jetës dhe standardit të qytetarëve nuk nënkupton vetëm rritjen e rrogave, por edhe sigurimin e masave ekonomike serioze që do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe standardin e tyre.” – tha Miteva.

Ndryshe, disa ditë më parë Kuvendi nuk i dha dritë jeshile propozim-ligjit të LSDM-së për rritjen e pagës minimale dhe heqjen, respektivisht uljen e TVSH-së nga 5% në 0 për produktet bazë ushqimore, që sipas Social Demokratëve do të ndikonte në mënyrë direkte në përmirësimin e jetës dhe standardit të qytetarëve. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share