Deklaratat për hetime dhe arrestime/ Taravari: Funksionarët e BDI-së po lëvizin nëpër zyrat e hetuesisë!

Pas Mickoskit edhe Taravari, në rolin e gjykatësit, paralajmërojnë hetime dhe arrestime të funksionarëve të BDI-së.

Sipas tij, ditëve të fundit disa funksionarë të BDI-së po lëvizin shpesh nëpër zyrat e hetuesisë dhe prokurorisë. Ai theksoi se ky është një çështje që duhet të trajtohet nga organet kompetente të shtetit dhe se ky proces do të jetë shumë i qartë për publikun në të ardhmen.

Në të njëjtën mënyrë edhe Kryeministri Hristijan Mickoski, disa herë kishte paralajmëruar se do të ketë arrestime për keqpërdorime dhe shpërdorim të detyrës nga funksionarët publikë.

“Disa funksionarë të BDI-së veç lëvizin nëpër zyrat e hetuesisë dhe prokurorisë. Kur do ta bëjnë këtë, e bëjnë organet kompetente shtetërore. Unë nuk kam informacionet e sakta, por e di që lëvizin nëpër ato zyra. Unë besoj se shumë shpejt do ta shihni kush janë. Unë nuk e di, sepse nuk punoj as në polici, as në prokurori. Kështu që nëse ju duhen informata, pyesni. Por e di se shumë njerëz lëvizin shumë shpesh andej,” tha Arben Taravari.

Taravari foli për një ndarje të qartë mes gjuhës shqipe dhe gjuhës maqedonase, duke theksuar se gjuha shqipe nuk është ende e barabartë me gjuhën maqedonase, pavarësisht se ka të miratuar një ligj për të drejtat e saj.

Ai shpjegoi se ky ligj është votuar nga të gjitha partitë shqiptare kur është sjellë në parlament, ndërkaq as sot nuk tha se cka do të ndodh nëse gjykata kushtetuese sjell vendim për të hequr tre dispozitat.

“Gjuha shqipe në Maqedoni nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase, ndërsa ne mund të luajmë me fjalët se a është apo jo zyrtare. Kemi një ligj që e kemi votuar edhe ne, edhe BDI. Nuk ka parti shqiptare që nuk e ka votuar atë ligj, po fatkeqësisht në vitin 2018 dikush e ka kontestuar atë në Komisionin e Venecias dhe ka ardhur vendimi atje për tre nene, dmth për tre dispozita që sot e kësaj dite nuk shfrytëzohen. Ne jemi pesë muaj në qeveri, na duhet kohë për ta bërë këtë. Dikush e përmendi kanalizimin në Zajas, tani 24 vite dhe ende nuk është bërë. Pra, pritni, ky është proces. Duhet moment politik që të gjenden edhe tendencat tona, dhe do të jetë që gjuha shqipe të tërhiqet 20%, të mos përdoret,” tha Arben Taravari.

Për gjuhën shqipe, vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të shpallet më 13 dhjetor. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share