Partitë shqiptare në Qeveri në aksion/ LD-ja në Gostivar, Alternativa në Kërçovë, BESA në Tetovë!

Derisa integristët gjenden në takime me diasporën, partitë që përbëjnë koalicionin qeveritar, kanë vazhduar me aktivitetet për konsolidimin partiak dhe takimet me qytetarë nëpër vendbanime shqiptare.

Kësisoji, mbrëmë në Gostivar, Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, ka hapur zyrat e Lëvizjes Demokratike në degën e Gostivarit!

Sipas një postimi në Facebook, Ky moment shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin drejt ndërtimit të një alternative politike të fortë dhe përfaqësuese për të gjithë qytetarët.

“Bashkë me forcimin e LD-së, po konsolidohet edhe koalicioni VLEN, si garanci për një politikë që vlen – një politikë që mbështet zhvillimin, drejtësinë dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut” – thonë nga LD-ja.

Nga ana tjetër, Alternativa ka qëndruar në Kërçovë. Kreu I kësaj partie, Zeqirja Ibraimi, ka mohuar akuzat e opozitës shqiptare se koalicioni VLEN ka hyrë në qeveri me një marrëveshje që përfshin kompromisin për Kërçovën.

“Ju garantoj me përgjegjësinë më të lartë se kjo nuk ka ndodhur. Kërçova nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje të fshehtë apo të hapur. Alternativa në kuadër të koalicionit VLEN, ka hyrë në qeveri me qëllimin e vetëm për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të mbrojtur interesat e tyre,” theksoi Ibrahimi.

Ndërkaq, sonte në Pallatin e Kulturës në Tetovë, Lëvizja BESA do të mbajë manifestim kushtuar 10 vjetorit të themelimit.  /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share