Ageler: “Lista e zezë” është dinamike, po shqyrtohen emra të ri nga Maqeodnia e Veriut

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler tha se nuk ka afat kohor se kur do të ndodhë, por siguroi që lista e zezë amerikane do të përditësohet me emra të rinj nga Maqedonia e Veriut.

Ageler tha se Uashingtoni tashmë po shqyrton disa emra.

“Lista është shumë dinamike. Gjithmonë ka emra që rishikohen dhe diskutohen. Nuk kam afat kohor, sepse është vendimi i Uashingtonit, por mund t’ju sigurojë që deri sa flasim, ka një numër të emrave që merren në konsideratë, dhe si gjithmonë ne shohim që të shtojmë emra të rinj”, deklaroi Ageler.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share