Përplasje në BFI! “Reformuesit” kërkojnë reforma…

Një grup personash të pakënaqur  në Bashkësinë Fetare Islame në vend kërkojnë reforma në këtë institucion. Në mesin e reformave është edhe përzgjedhja e Reisit të ri. BFI pa qendrim zyrtarë .

Ringjallen turbulencat në BFI. Sotë para opinionit një grup njerëzish kanë shpalosur inicijativën e tyre për sic thonë reforma në institucionin më të lartë fetar në vend .

Objektivi I tyre sic thonë është që të rikthehet besimi, mbrojtja e identitetit dhe vlerave historike të BFI-së dhe kërkojnë zgjedhjen e Reisit të ri.

INICIATIVA PËR REFORMA – Prof. Dr. BEJADIN AMETI

Kërkesat  tona themelore janë:

– Largimi i Reisit aktual, dhe zgjedhja e Reis ul Ulemasë të ri.

– Duke pas parasysh xhaminë si organi bazë i BFI-së, kërkojmë rregullimin e statusit juridik dhe ekonomik të hoxhallarëve, dhe stafit edukativo arsimor.

– Riorganizimi dhe rishqyrtimi i procesit të denacionalizimit të pronave si pjesë e vakëfittë BFI-së.05:01 00022 Iniciativa për reforma në BFI, pas opinionit, eksperiencës dhe vullnetit të shumicës së nëpunësve fetarë dhe xhematit të xhamive, ka gjetur mbështetjen për reformat e duhura, si rezultat i pakënaqësive të tyre nga uzurpimi, keq menaxhimi dhe mos funksionimi transparent i punës të organeve të BFI-së.

Qëllimi ynë sic thonë ata është ringjallja dhe profesionalizimi i institucionit të BFI-së, duke u bazuar në parimet e drejtësisë, transparencës dhe përgjegjësisë.

INICIATIVA PËR REFORMA – Prof. Dr. BEJADIN AMETI

 Objektivat tona përfshijnë funksionalizimin dhe profesionalizimin e BFI-së, rikthimin e besimit te besimtarët, mbrojtjen e identitetit dhe vlerave historike të BFI-së, si edhe zhvillimin e aktiviteteve fetare dhe humane. 

 BFI për momentin nuk ka komentuar kërkesat dhe inicijativën e re për ndryshime brenda këtij institucioni.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share