Drejtori Memedi pranoi se vazhdon të rrezikojë shëndetin e fëmijëve në klinikë, konfirmoi dështimin e Sali, Taravarit dhe Mexhitit, akuzojnë sot nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës.
Nga atje thonë se drejtori i Klinikës për fëmijë në Shkup, Rexhep Memedi, vetë pranoi sot se me vetëdije rrezikon shëndetin dhe jetën e fëmijëve në këtë klinikë.
Sa i takon tentimit për të fajësuar udhëheqësit e kaluara, e kujtojmë drejtorin Memedi se tre nga ministrat e fundit të shëndetësisë janë bashkëpartiakët e tij, Bekim Sali, Arben Taravari dhe Fatmir Mexhiti. Që të tre që kanë lënë klinikën në atë gjendje edhe sot vazhdojnë të jenë, deputet, ministër dhe këshilltar i afërt i ministrit të shëndetësisë”, thonë nga ASH.