Klinika për sëmundje të fëmijëve/ Memedi: Po zhvillohet fushatë tendencioze ndaj meje

Raportimet mbi vdekshmërin e pacientëve në klinikën e fëmijëvë drejtori Memedi I shef si fushatë tendencioze të mediave ndaj tij dhe klinikës që ai drejton. Sa i përket shkallës së vdekshmërisë në Klinikën e Fëmijëve, statistikata sipas Memedit tij flasin për uljen e dyfishtë të vdekshmirëis. Por ai nuk tha asnjë fjalë se në dy raste të fundit që kishin përfundim tragjik ishin konstatuar lëshime të mjekëve të kësaj klinike.

“Nga tabela e treguar  me të dhënat e sistemit informativ të Klinikës së Fëmijëve, vihet re qartë se tani kemi gati një vdekshmëri dy herë më të ulët në krahasim me pesë vjet më parë, ose vdekshmëri tre herë më të ulët krahasuar me 8-9 vite më parë, kur kishte mesatarisht nëntë vdekje në muaj, d.m.th. çdo të tretën ditë mesatarisht një vdekje”.

Memedi, është ankuar edhe për kushtet në të cilën gjindet klinika që ai drejton.  Sipas tij  objekti ka probleme me rrezikshmëri të lartë, duke filluar nga fakti se në katet e sipërme nuk ka pompë hidrofore në rast zjarri dhe se ushqimi për fëmijët dhe foshnjat përgatitet në një zonë të pasigurt dhe ka potencuar edhe problemin me ashensoret në këtë spital.

 “Disa prej tyre janë me rrezikshmëri të lartë,do të potencoi kuzhinen ku pregaditet ushqimi per fëmijët në gjendje teper te amortizuar me enë të vjetra mbi 20vjetë që bartin rezikshmëri të larë në procesin e pregaditjes së ushqimit për fëmijët”. 

I pyetur nëse për këto kushte është i njoftuar Ministri i Shëndetësisë Taravari, pasi që muaj më parë vizitoi këtë klinikë, Memedi thotë se e ka informuar, por u zotua qe vet do të gjejë zgjidhje per këtë.

“A e ka parë këtë gjendje Taravari?  E kam informuar për çdo gjë. Edhe? E kam informuar e dinë, nuk mund të vije Ministri tmi zgjidhë problemet. Por është Ministër i Shëndetësisë? Po absolutisht po……

Veç saj, kjo klinik përballet edhe me mungesë të stafit mjeksor ku siç njofton Memedi në 15 vitet e fundit, 40 specialistë janë larguar nga Klinika disa në pension dhe të tjerë në shëndetësi private.  /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share