Analistët në Klan Debat: Ndryshimet Kushtetuese ndoshta pas Vitit të Ri!

Në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia analistët u pyetën për deklaratën e kreut të ASH-së Arben Taravarit se Ndryshimet Kushtetuese do të ndodhin deri për Vitin e Ri.

Analisti Xhenur Iseni tha se mund të bëhen ndryshimet kushtetuese mirëpo ndoshta pas vitit të ri, sepse edhe qeveria bullgare do të merr kohë deri në formimin e saj.

“Bojko Borisiv, i preferuari i Mickoskit i fitoi zgjedhjet në Bullgari dhe mendoj që tash mund të jem edhe optimizëm që pas vitit të ri të kemi diçka edhe për ndryshimet kushtetuese. VMRO edhe nëse i bën ndryshimet kushtetuese do ta shes me propagandën e vet sikur po bëhen nën diktatin maqedonas e jo nën atë bullgar”, tha Iseni.

Për gazetarin Abedin Ismaili, RMV do të vazhdoj rrugën drejt BE-së vetëm se duhet të jepet garanca që s’do ketë veto të re ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Jam optimist pas deklaratës së presidentes së KE-së Ursula von Der Leyen, se mund të ndodhin ndryshimet kushtetuese sepse edhe vetë Mickoski kërkon vetëm një garanci që nuk do të ketë veto të re…”, deklaroi Ismaili.

Analisti Faton Aliti tha se ndoshta ka diçka konkrete pas vitit të ri.

“Kam dyshime që do të ndodhin deri për vitin e ri… VLEN jep zakonisht deklarata para se me pas diçka konkrete…” tha Aliti.

Për politologun Valon Bela deklaratat e Taravarit nuk duhet të besohen, mirëpo ai beson vetëm tek BE-ja dhe politika e zgjerimit.

“Unë nuk e besoj aspak deklaratën e Taravarit sepse ai është injorant politik. Ai merret me punë që nuk i takojnë. Unë i besoj vetëm BE-së dhe ndarjes së mjeteve që BE i dha ndaj RVM-së, e poashtu edhe politika e BE-së është pro zgjerimit përshkak të luftës Rusi-Ukrainë”, tha Bela. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share