LIBRAT SHKOLLOR
Nga shtatori i vitit të ardhshëm të gjitha shkollat do të furnizohen me libra për gjuhë të huaja, kështu deklaroj Ministrja e Arsim dhe Shkencës Vesna Janevska, e cila shtoi se për momentin asnjë shkollë në vend nuk posedon libra për gjuhët e huaja nga ku premtoi se nxënësit pas një viti do të furnizohen me to.
“Nuk kishte asnjë mundësi për furnizim me libra për gjuhë të huaja që nga qershori, deri më tani, thirrja për libra për gjuhë të huaja do të bëhet në janar të vitit 2025, dhe në shtator të vitit 2025 do të kenë libra për gjuhë të huaja. Domethënë jo në disa shkolla, në asnjë shkollë nuk ka libër për gjuhë të huaja” – tha Vesna Janeva.
Kujtojmë se para se të filloj ky vit shkollor, Ministrja e Arsimit, Janevska doli me deklaratë duke thënë se librat e gjuhëve të huaja nuk do të botohen, duke ju sugjeruar prindërve që fëmijët e tyre gjuhët e huaja t`i mësojnë përmes Televizionit e duke ndjekur seriale, deklaratë e cila shkaktoi reagime të shumta në opinion dhe nëpër rrjetet socijale. /tvklan.mk/