Goditi me shuplakë tetëvjeçaren, trajneri kosovar suspendohet për gjashtë muaj

Trajneri i Taekwondo-së Valmir Fetiu, është suspenduar për gjashtë muaj nga ana e Federatës Evropiane të këtij sporti.

Fetiu u suspendua nga të gjitha aktivitetet, garat vendore dhe ndërkombëtare.

Në vendimin e publikuar, nuk u përmend emri i trajnerit kosovar, por u tha se ai ishte tejet agresiv në fund të garës me sportisten e tij.

Ky vendim erdhi pasi trajneri në fjalë u soll ashpër me vajzën e tij Valinën, duke e goditur me shuplakë pas humbjes në finale nga garuesja serbe, Nina Saviq, në evropianin për fëmijë që u mbajt në Tiranë.

Pas ngjarjes, trajneri ka kërkuar falje./Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share