Me nisjen e sezonit të ngrohjes, sërish riaktualizohet sezoni I ajrit të ndotur. Stacionët matëse të ajrit gjithandej vendit mbrëmë kanë treguar se konscentrimi i grimcave të dëmshme në ajër disa herë është më I lartë se sa që lejohet maksimalisht.
Sipas të dhënave, mbrëmë ajër më të ndotur kanë thithur banorët e rajonit të Shkupit. Në Lisiçe është matur ndotja më e madhe me 197 mikrogram të grimcave PM10 në metër kub si dhe 118 mikrogram në metër kub të grimcave PM2.5, që thuajse është për pesë herë më I lartë se vlera e lejuar maksimale.
Shkupi, gjatë mëngjesit së të shtunës u gjet në mesin e 10-të vendeve në botë sipas ndotjes së ajrit, me indeks të ndotjes – 151, që e bën të rrezikshme për frymëmarrjen.
Në mesin e qyteteve me ajër të ndotur ishin e Gostivari, Kërçova, Strumica, Tetova, Velesi, Kavadari.
Rënia e temperaturave, paraqitja e mjegullave nëpër lugina dhe nisja e sezonit të ngrohjes paralajmërojnë edhe një dimër ku Maqedonia e Veriut pritet të “ngulfatet” nga ajri i ndotur, kurse premtimet e autoriteteve të vendit se kanë plan për uljen e koncentrimit të grimcave të dëmshme të ajrit, mbeten vetëm në letër. /tvklan.mk