Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trump. Sipas saj SHBA-ja mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës.
Vjosa Osmani-Presidente e Kosovës
“Mezi pres të punoj me administratën e re për t’i thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, lideren e botës së lirë.
Kryeministri Albin Kurti në urimin e tij thotë se pret me padurim bashkëpunimin me administratën Trump.
Albin Kurti- Kryeministër i Kosovës
“Urime president Donald Trump në fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është aleat kyç, mike dhe partner e Kosovës dhe presim me padurim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe
Bashkëpunim pret edhe deputeti i partisë në pushtet Enver Haliti.
Enver Haliti- Deputet i LVV-së
Presidentin amerikan e kanë uruar edhe krerët e partive politike opozitare.