Zgjedhjet e parakohshme/ Ahmeti: Kjo Qeveri është jo-funksionale

Kjo është një pjesë e fjalimit të kreut të integristëve që elektrizoi mbrëmë masën dhe mbështetësit e kësaj partie në Kumanovë ku Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar serinë e takimive me qytetarët siç edhe kishin paralajmëruar.

Kreu i integristëve ka kërkuar që partitë maqedonase ta respektojnë dokumentin e Marrëveshjes së Ohrit sepse sipas tij, është ky dokument që ka bërë që Maqedonia edhe sot të jetë unike. Nga Kumanova, Ahmeti kishte porosi edhe për krerët e VLEN-it po foli edhe për ofertën e Mickoskit për zgjedhje të parakohshme.

“Aty për aty jemi përgjigjur nuk kanë shumë mençuri po si duket këtu treguan një hap të mençur zgjidhja e vetme është zgjedhje të parakohshme për të përmirësuar edhe ata sepse unë i kuptoj se dolën 7 vite e gjysmë, tetë bënë propagandë kundër BDI-së e realizuan një dëshirë të tyre, e vendosën në opozitë dhe krijuan një qeveri pa legjitimitet etnik por, si ne që shohim edhe ata e shohin bile ata e shohin vet nga brenda që kjo Qeveri është jo-funksionale. sepse nuk e ka legjitimitetin. Këta tanët që kanë shkuar aty janë puthadorë këta nuk mund të ngrisin çështje dhe dëgjova se Hristiani u thonka atyre, Ali Ahmeti më pret poshtë”
– tha Ahmeti.

Sigurioi se BDI-ja dhe Fronti nuk janë të interesuar për të hyrë në Qeveri.

Por VLEN kishte përgjigje për Ahmetin. Thonë se derisa Kumanova digjej, Ahmeti krihej.

”Në mungesë të reformave të brendshme kadrovike dhe programore dhe për të mbajtur në kondicion votuesit e paktë të tyre të dëshpëruar e të lodhur Bashkimi JОdemokratik për DEZintegrim dhe sateliti i kësaj partie, Ziadin Sela, kanë filluar operacionin për t’i ndarë rrugët e tyre. Njëri me gjysmë sallë të mbushur, tjetri duke zgjedhur sallat sa më të ngushta dhe duke shprehur mendime të kota se institucionet në sytë e tyre shihen si plaçkë lufte që mund të kërkosh zgjedhje kur të kujtohet! BDI mbanë vulën e dështimit në Kumanovë. Për më shumë se 20 vjet, Ali Ahmeti, Kumanovën e përdori si poligon për eksperimentet e tij dhe për ta ruajtur rehatinë e kolltukut të tij”
– thonë nga VLEN.

Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë takimet me qytetarët lidhur me legjitimitetin, nën moton, “Me popullin për Europë”. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share