Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se shteti nuk mund të udhëhiqet me qeveri monoetnike sepse VLEN u zgjodh si partner koalicioni nga kryeministri Hrisijan Mickoski e jo nga votat e shqiptarëve.
“Nuk mund të udhëhiqet shteti me monoetnizëm, sepse këto metoda I kemi parë në të kaluarën edhe ën Kosovë. Kjo qeveri është incident, jo me patjetër BDI të jetë në qeveri, mirëpo të respektohet legjitimiteti I popullit, ajo parti që ka një votë më shumë, të bëhët pjesë e qeverisë. Nuk ka ofendim më të madh se të jesh i përzgjdhuri i kryeministrit e jo i përzgjedhuri i popullit”, tha Osmani.
Ai shtoi se “Askush nuk e pyet asgjë VLEN-in në këtë qeveri, ata nuk respektohen sepse nuk kanë legjitimitet”, përfundoi Osmani. /tvklan.mk