Aleanca për Shqiptarët është e gatshme duke vlerësuar se vendit urgjentisht i nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare, pas së cilave, sic thone, forcat fituese të zgjedhjeve do të duhet të ulen dhe të zgjidhin të gjitha sfidat dhe ngërçin politik që rrezikon të ardhmen e vendit dhe qytetarëve.
“Me keqardhje i ndjekim qëndrimet e koalicionit jolegjitim VLEN të cilët kanë frikë nga zgjedhjet edhe duke qenë pjesë e Qeverisë dhe për absurditet janë grupacioni i vetëm politik që gjendja ju duket normale, derisa të gjjtha subjektet e tjera janë shprehur për nevojën e zgjedhjeve të parakohshme bashkë me zgjedhjet lokale” – thonë nga ASH-ja.
“Ju bëjmë thirje që të mos mbajnë peng të ardhmen e qytetarëve për shkak të dëshirave personale për pushtet. Meqë këtë e kanë të vetmin dert, ju themi që nuk kemi asgjë kundër që ata të hyjnë në listë të përbashkët me VMRO-në, pasi edhe ashtu kjo parti i trajton si pjesë e tyre margjinale dhe jo si partner. Këtë nuk do ta kenë për herë të parë, pasi ata edhe në të kaluarën kanë qenë në lista të përbashkëta me LSDM-në dhe tani të njëjtën mund ta bëjnë edhe me VMRO-në” – thuhet në komunikatën e ASH-së së Ziadin Selës.