Zgjedhjet 2025/ LSDM-ja gati për zgjedhje, VMRO pranon sfidën, BDI “pro”, VLEN kundër!

LSDM-ja është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, respektivisht zgjedhje të përbashkëta lokale dhe parlamentare vitin e ardhshëm, sic edhe propozoi kryeministri Mickoski, njofton Klan M.

Kreu i kësaj partie, Venko Filipce thotë se tezat për zgjedhje të parakohshme parlamentare ngrihen nga kryeministri Mickoski për shkak se tashmë e dijnë dhe janë të informuar se qytetarët janë të pakënaqur nga Qeverisja e tyre.

Filipce mes tjerash vlerëson se propozimi i Mickoskit për zgjedhje të parakohshme është një “kërcënim” për VLEN-in dhe ZNAM-in të cilat tashmë e kanë të qartë se mbështetja për ta është zvogëluar.

“Paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme vetëm 5 muaj pas formimit të Qeverisë janë dëshmi se Qeverisë nuk po i shkon. Matjet tona në terren tregojnë se 65% e qytetarëve nuk janë të kënaqur nga puna e Qeverisë. Kjo nënkupton se 2 nga 3 qytetarë nuk janë të kënaqur me masat ekonomike veprimi politik po edhe nga ajo që Shqipëria na parakaloi rrugën e euro-integrimeve. Ky koketim me BDI-në më shumë do të thosha se është porosi parasegjithash për VLEN-in dhe ZNAM të cilët tashmë është e qartë se kanë mbështetje të margjinalizuar dhe përgjysmim të mbështetjes”

Meqë LSDM-ja është për zgjedhje të parakohshme, le të bëjë kërkesë përmes grupit parlamentar për shpërndarjen e parlamentit, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

“Raportet mes partnerëve të koalicionit janë shumë të mira, ajo mund të shihet edhe nga politikat që promovohen në realitet. E dyta, nëse z.Filipce është i sigurtë në atë që e flet, ka grup parlamentar të përbërë nga 18 deputet le të dorëzojnë kërkesë për lëshim të parlamentit dhe ta vërtetojmë në zgjedhje atë që e flet me fjalë.

Pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në 2025 janë edhe integristët. Sipas tyre, këto zgjedhje kanë edhe logjikë financiare dhe se pranojnë dorezën e hedhur nga Mickoski.

“Duke pasur parasysh qeverinë palegjitimitet etnik, duke pasur parasysh situatën me integrimet e vendit, situatën e mardhënieve ndëretnike, janë të pashmangshme dhe të nevojshme për përspektivën e shtetit dhe ne atë dorezë të hedhur të z.Mickovski, ne jemi për zgjedhje të parakohëshme ashtu sic kemi qenë gjithëmonë të gatshëm që të dalim në fushatë” – tha Bexheti.

Nga ana tjetër, për zv.kryeministrin, Izet Mexhiti është jo-logjike shkuarja në zgjedhje kur Qeveria në Kuvend ka mbështetjen e thuajse 2/3 së deputetëve.

“Kjo qeveri ka 78 deputetë dhe po rritet, pritet që të tejkalon numrin 80, kjo është 2/3 e parlamentit, pra nuk rezon për me rrit ose për të hyrë në kalkulime duke e patur një shumicë të tillë. Kjo është shumicë stabile e cila mund të ndërron edhe kushtetutë edhe ligjet edhe gjithçka që është në interes të qytetarëve”, tha Mexhiti.

Nismat për zgjedhje të parakohshme parlamentare u ngritën gjatë së enjtes së kaluar në Parlament, kur Kryeministri Mickoski duke u përgjigjur pyetjeve të deputetëve, bëri thirrje të drejtpërdrejtë për zgjedhje kreut socialdemokrat Venko Filipçe. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share