Izet Mexhiti JO zgjedhjeve! Për dallim nga Mickoski, Izet Mexhiti thotë që nuk ka nevojë për zgjedhje!

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti nuk pajtohet me kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoski për zgjedhje, por sipas tij BDI duhet të reformohet dhe të mësohet të qëndrojë gjatë në opozitë.

 

Reagimi i plotë:

 

BDI le të përgatitet për të qenë edhe gjatë kohë në opozitë

Në vend se të shtirret sikurse është ndonjë faktor i madh në skenën politike, BDI bën mirë që t’i kthehet reformës së brendshme dhe të pastrojë rradhët nga krimi i organizuar e korrupsioni.

Para se të caktojë mejdane, BDI bën mirë që t’i përgjigjet opinionit:

– çfarë oferte përmbajnë SMS porositë të cilat ia kanë dërguar Kryeministrit Mickovski në kohën kur po negociohej qeveria e re?!

– çfarë oferte vendosën në tavolinë në dhomën 161 në Parlament emisarët e Frontit Evropian derisa VLEN dhe VMRO DPMNE negocionin kabinetin e ri qeveritar?!

– a është e vërtetë se vetëm dy ministri dhe as Kryetari i Parlamentit ishte oferta e BDI-së për VMRO-në vetëm që të jenë përsëri në Qeveri?!

Këto janë çështjet për të cilat opinioni pret përgjigje nga BDI. Retorika nxitëse dhe folklori janë skenar tashmë i njohur dhe i lexuar nga të gjithë. Krejt çka ka sjellur ajo retorikë është fuqizimi i ekstremizmit dhe sentimentit etno-nacionalist të shprehur përmes votës. Prandaj jeni qesharakë dhe asgjë më shumë.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share