Pas dorëzimit të Stresit në polici, flet babai i tij Sali Lushaj…

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është paraqitur sot në polici për t’u dorëzuar, pasi kishte një urdhër arresti ndaj tij për një përleshje të ndodhur në gusht në një klub nate në Pejë.

Sipas deklaratës së babait të tij, Sali Lushaj, dhënë për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai e ka shoqëruar të birin në policinë e Pejës në orën 09:00 të mëngjesit.

Sa i përket masës së paraburgimit prej 48 orësh, Sali Lushaj theksoi se nuk ka ndonjë koment, pasi kjo është një vendim i prokurorisë dhe ligjet e shtetit duhen respektuar.

Ai shtoi gjithashtu se dorëzimi i Stresit u realizua pas negociatave mes avokatit të tij dhe prokurorisë, duke nënvizuar se do të presë për vendimin e drejtësisë në lidhje me këtë rast.

“Nuk ka asnjë njeri që është mbi drejtësinë, as unë, as Stresi”, përfundoi ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share