Korridori 8 Hekurudha! Përplasje VMRO-DPMNE dhe LSDM

Lidhur me korridorin 8 hekurudhat kanë vazhduar përplasjet mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.  Të dy partitë po bëjnë luftë mes njëra tjetrës se kujtë I takojnë merritat e këtij projekti. NgaLSDDM thonë se VMRO do të ndërtoj  hekurudhën sipas të njejtit project që ka lënë LSDM. Mohojnë nga VMRO-DPMNE.

Lidhur me ndërtimin e këtij korridori kanë reaguar nga LSDM nga ku thonë se VMRO-DPMNE çdo ditë thyen premtimin dhe tërhiqet nga pozicionet e saj. Nga kjo thonë se VMRO do të ndërtoj  hekurudhën sipas të njejtit project që ka lënë LSDM.

LSDM

“Lajmi i fundit është se hekurudha për në Bullgari, e cila ishte një tunel i verbër, i cili nuk ishte prioritet për Nikolloskin dhe Mickoskin, i cili ishte kriminal dhe për të cilin duhej bërë një trase e re, do të bëhet siç ishte planifikuar më parë. Nuk ka asnjë ndryshim në planin e ndërtimit dhe kjo është praktikisht edhe një mirënjohje për punën e Qeverisë së LSDM-së dhe projektet strategjike që i realizuam për qytetarët. VMRO-DPMNE-ja përveç mburrjes me projektet e LSDM-së dhe thyerjes së të gjitha premtimeve, ende nuk ka realizuar ndonjë gjë të rëndësishme apo të re për qytetarët”, thonë nga LSDM.

Kanë reaguar nga VMRO – DPMNE nga ku thonë se LSD-ja është e inatosur për shkak se do të punohet Korridori 8,  sipas kësaj partie, VMRO-DPMNE po realizon projektet, e jo të vjedhë nga qytetarët.

VMRO -DPMNE

“Gjatë LSD-së çdo ditë ishte një episod i ri i “Skandalit në Maqedoni”. Është koha që LSD-ja të pranojë se epoka e tyre ka mbaruar. VMRO-DPMNE, nuk mbështetet në trashëgiminë e qeverisjes së kaluar, e cila ishte më shumë për shfaqje humoristike – shembulli më i mirë për këtë është Venko Filipçe. LSD duhet të ndalojë riciklimin e të njëjtave njoftime si një sirtar me shkrime të konsumuara. Duket se përveç përgjigjeve, atyre u duhet edhe një hartë për të kuptuar se roli i tyre në ballë të skenës politike ka marrë fund. LSD theu premtimet, dhe është koha për të thyer edhe skenarët. Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në seancën e kaluar parlamentare ka dhënë përgjigje për të gjitha dilemat.

Nga VMRO-DPMNE thonë se nga  LSDM kanë qenë “pa transparencë, llogaridhënie dhe jashtë fokusit të publikut”. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share