Ministria e Administratës Publike përgënjeshtron Halil Snopçen! Minçev nuk është pjesë e asnjë grupi punues

Ministria e Administratës Publike i përgënjeshtron plotësisht deklaratat e fundit të deputetit nga VLEN, Halil Snopçe, lidhur me pjesëmarrjen e Ministrisë së Administratës Publike në grupin punues për përgatitjen e zgjidhjes ligjore për të siguruar përfaqësim të drejtë të bashkësive etnike.

Reagimi i plotë:

Ne mohojmë kategorikisht që në këtë grup punues të jetë i përfshirë edhe ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, e as nuk kemi ndonjë informacion për formimin e një grupi të tillë punues.

Ministria jonë ka një qëndrim të prerë se çdo zgjidhje e re ligjore që prek përfaqësimin e drejtë duhet të trajtohet me kujdes dhe me përkushtim përmes diskutimeve të hapura dhe gjithëpërfshirëse me publikun ekspert.

Gjithashtu theksojmë se propozimet për çdo zgjidhje të re ligjore duhet t’i dërgohen Komisionit të Venecias.

Një qasje e tillë është thelbësore për të mbështetur parimet e qeverisjes demokratike dhe për të parandaluar paqartësitë e reja ligjore që mund të çojnë në sfida të përsëritura nga Gjykata Kushtetuese.

Ne besojmë në një proces legjislativ konsultativ, të bazuar në prova, që siguron përfaqësim të drejtë duke mbrojtur integritetin e kuadrit tonë kushtetues.

Ministria e Administratës Publike mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe gjithëpërfshirjes në të gjitha nismat që kanë të bëjnë me administratën publike dhe qeverisjen.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share