El Classico/ Ofendime raciste për Yamal – mediat kryqëzojnë Real Madridin

Krahas humbjes turpëruese në “Santjago Bernabeu” nga rivali I përbetuar Barcelona, Real Madridit po I dalin edhe telashe tjera.

“Mbretërit” kanë hapur hetime pas ofendimeve raciste ndaj Lamine Yamal nga ana e tifozëve vendas.

Një xhirim është paraqitur nëpër rrjetet sociale, kurse Real Madridi I ka këruar falje Yanalit duke paralajmëruar se do të ndërmirren të gjitha masat kundër personave që kanë shkaktuar skandalin.

“Real Madridi dënon çdo formë diskriminimi dhe shpreh keqardhje për shkak të ofendimeve ndaj Yamal” – njoftoi klubi madrilen.

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, nuk donte ta bënte dramë, humbjen ndaj Barcelonës, me shifrat e thella 4-0.

Ancelotti deklaroi se herën e fundit që Real Madrid u mposht me të njëjtin rezultat nga Barcelona, ata ia dolën të fitojnë titullin në La Liga dhe trofeun e Champions League.

Nga ana tjetër, trajneri katalanas, Hansi Flik, do ta mbajë mend gjatë ndeshjen e parë zyrtare në “El Klasiko” për shkak se mbrojti rekordin e gjigandit katalanas sipas numrit të ndeshjeve pa disfatë në La Liga.

Real Madridi pëjetoi debakël nga Barcelona, por mediat e afërta sportive të “Mbretërve’ nuk kanë kursyer kritikat ndaj yjeve të ekipit.

Në shënjestër të sulmeve u gjet Kilian Mbappe, për shkak të paraqitjes tejet të dobët në “El Klasikon” e parë në karrierë.

Gazeta “As” ia kushtoi një koment të tërë Mbappes, duke potencuar në plan të parë, pozitat e tij jashtë loje gjatë ndeshjes. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share