LSDM: Emërimi i Hristovskit është i kundërligjshëm, u vërtetua që ai ka certifikatë të rrejshme të gjuhës angleze

“Është konfirmuar edhe një informatë tjetër për të cilën LSDM-ja e ka njoftuar opinionin para disa ditësh: emërimi i Bojan Hristovskit për drejtor të ANB-së është jo vetëm bruto partiak, por edhe procedurë krejtësisht e kundërligjshme”, thonë nga partia opozitare LSDM.

“LSDM paralajmëroi me ditë të tëra, ndërsa sot u vërtetua se certifikata e gjuhës angleze e Hristovskit është e rreme dhe se qendra në Pllovdiv – Bullgari, ku ai pretendon se e ka marrë, nuk ekziston”, thonë nga LSDM.

Përveç certifikatës, LSDM pretendon se Hristovski nuk ka as certifikata sigurie dhe as përvojë të mjaftueshme pune në pozita udhëheqëse, që është parakusht për emërimin e pozitës drejtor.

“Të gjitha këto shkelje ligjore që Mickoski i ka bërë me emërimin e një personi krejtësisht të paaftë, pa kualifikime të duhura, vërtetojnë tezën e partizimit të rrezikshëm të ASK-së. Për këto arsye është e nevojshme tërheqja e menjëhershme e Bojan Hristovskit dhe fillimi i hetimeve për këtë ndërhyrje në ANB të imponuar nga Mickoski”, deklarojnë nga LSDM.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share