Strategjia për zhvillim! VMRO thirrje LSDM-së për bashkim – LSDM: Thirrjet e Mickoskit jo serioze!

VMRO-DMPNE I bënë thirrje LSDM që të përkrahin iden e Mickoskit për strategjine për vendin deri në vitin 2050. Nga LSDM thonë se thirrjet e Mickoskit janë jo serioze dhe politike, ata I bëjnë me dije Mickoskit se strategjia është gati dhe e dorëzuar në Kuvend e nuk ka vend për Strategji të re.

Për partinë në pushtet VMRO-DPMNE vendi ka nevojë urgjente për një vizion të ri për të ecur përpara edhe atë për krijimin e një strategjie afatëgjate për zhvillim real. Sipas kësaj partie, ky është edhe qëllimi dhe thirrja e ofruar e kryeministrit Mickoski për përkrahje të të njejtit. Deputeti I VMRO-DPMNE -së Dragan Kovaçki sërish I bëri thirrje LSDM që të mendojnë dhe të përkrahinë strategjinë e ofruar nga kryeministri Mickoski.

DRAGAN KOVAÇKI – DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

VMRO-DPMNE shumë qartë dhe pa mëdyshje zgjatë dorën për bashkim kombëtar dhe fillon përgatitjen e një strategjie për vendin deri në vitin 2050. Prioriteti i integrimit të Maqedonisë në BE është i qartë, por në rrugën drejt përmbushjes së tij duhet të realizojmë shumë gjëra kuptojmë shumë gjëra, të jemi më të mirë, më të mirë mbi të gjitha për ne. Që kjo të realizohet, na duhet një strategji e qartë se si të arrijmë qëllimin. Nëse LSDM I duhet kohë le të mendohen edhe pak, mos shpejtë, në momentin kur të mendojnë në këtë temë bashkimi le ti harojnë interest personale dhe partiake.

 Thirrjes së VMRO-PDMNE-së I është përgjigjet partia opozitare LSDM nga ku thonë se thirrjet e Mickoskit për bashkim janë jo serioze dhe politike, nga kjo parti rikujtojnë Mickoskin se strategjia është gati dhe e dorëzuar në Kuvend.

“Strategjia kombëtare e zhvillimit për periudhën 2024-2044 është përgatitur me sukses dhe dorëzuar në Kuvend prej kohësh. VMRO-DPMNE ishte pjesë e atij procesi dhe deputetët e saj morën pjesë në hartimin e strategjisë. Deklaratat e Hristijan Mickoskit për “bashkim” rreth një “strategjie të re” janë mesazhe joserioze dhe boshe politike, të cilat anashkalojnë nevojën reale për konstruktivitet dhe zgjidhje konkrete. Ai ka strategjinë në tavolinë, duhet të tregojë veprime dhe jo vetëm fjalë boshe”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM njoftojnë se në krijim e Strategjisë së tyre 2024-2044 janë përfshirë mbi 250 përfaqësues nga institucionet kombëtare, 70 kryetarë komunash, 50 deputetë të pushtetit dhe opozitës, mbi 1500 të rinjë si dhe organizata të biznesit dhe qytetare. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share