Perinski: Vendimi Kostadinovit dhe Jakimovskit dëmton pozitën e BNJVL-së

LARGIMI NGA BNJVL-JA

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Penrinski paralajmërimet për largim nga BNJVL-ja të Komunës së Strumicës dhe Karposhit e lidh me interesat e tyre personale. Perinski në një intervist për Kurir thotë se një vendim i till dëmton seriozisht pozitën e BNJVL-së.

“Si ministër i vetëqeverisjes lokale, në parim, nuk dua të ndërhyj në marrëdhëniet e brendshme të BNJVL-së dhe në punën e saj.BNJVL është asociacioni i vetëm i njësive të vetëqeverisjes lokale që ka mandat të përfaqësojë interesat e tyre para Qeverisë. Kjo sjellje e dëmton seriozisht pozitën e BNJVL-së, sepse vetëm BNJVL-ja mund të jetë partner serioz i Qeverisë në bisedimet për përmirësimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimin e komunave, , thotë ministri.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale vlerëson se lëvizje të tilla nuk janë zgjidhje pasi sipas tij,  me politizimin e rastit humbasin të gjithë, sidomos qytetarët.

“Gjëja më e rëndësishme është që qytetarët të marrin shërbimet. Në rastin konkret të Strumicës, qytetarët kanë problem serioz me furnizimin me ujë.  Ky problem nuk duhej neglizhuar për të eskaluar deri në këtë masë. E vetëdijshme për seriozitetin e çështjes, Qeveria përmes Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave dhe institucioneve tjera kompetente, njëzet ditë më parë i ofroi publikisht ndihmë komunës së Strumicës për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm sepse problemi u vlerësua fatëkeqësisht si ekologjik. Lëvizje të tilla nuk janë zgjidhje, duke larguar vëmendjen dhe duke politizuar çështjen humbasin të gjithë, sidomos qytetarët. Kjo nuk duhet të ndodhë” – tha Perinski.

Sipas tij, të gjithë duhet t’i marrin përgjegjësitë e tyre seriozisht, aty ku është e nevojshme dhe me mbështetjen e Qeverisë të zgjidhen problemet pa vonesa pëpr të mos pësuar qytetarët. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share