Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka njfotuar se toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontingjentit të IV “FLF BGR” të ushtrisë shqiptare ndodhet në Bullgari, ku ka përmbyllur me sukses muajin e katërt të misionit në stërvitjen “FLASH”.
“Gjatë dislokimit në Camp Novo Selo, treguan aftësi të shkëlqyera në skenarë luftimi”, ka shkruar Vengu në Facebook, përkrah videos së publikuar që tregon momente gjatë stërvitjes.
Më tej, ministri nënvizon se në bashkëpunim me forcat aleate të NATO-s, efektivët shqiptarë shfaqën profesionalizëm dhe përgatitje të lartë, duke dëshmuar angazhimin e Shqipërisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. /Klankosova.tv