“UÇK-ja paraushtarake terroriste në Maqedoni”, është libri i cili u promovua sot nga autori kumanovar Ivan Babanovski.
Në të rezistenca e shqiptarëve për të drejta etiketohet si lëvizje terroriste, teksa shume figura të larta ushtarake shqiptare përfshirë Ali Ahmetin, Vëllezërit Haradinaj, Ramiz Lladrovcin e të tjerë quhen terroristë të UÇK-së.
I nderuar me këtë promovim ndihet kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
Ai ka përgëzuar autorin për botimin e këtij libri ofendues ndaj UÇK-së dhe shqiptarëve.
Kujtojmë se partia e Dimitrievskit ZNAM është partner koalicioni në qeverisjen VMRO-VLEN, prej të cilëve sot nuk ka pasur ndonjë reagim për këtë veprim. /tvklan.mk