Përflitet për një lidhje dashurie mes Capital T dhe Adrola Dushit, flet babai i reperit, Agim Ademi

Agim Ademi, babai i reperit të njohur Capital T, ka mohuar pretendimet se ka diçka mes artistit dhe modeles Adrola Dushi.

Këto deklarata, ai i dha së fundmi gjatë një interviste të realizuar në emisionin Hambar të Kanal 10.

“Na nuk kemi nuse në shtëpi, tjetër gjë është d.m.th që janë dalë disa fotografi dhe djali im mund të ketë sepse ai nuk është më i mitur dhe e ka jetën e vetë dhe gjithçka që mund të zgjedhë për jetën e vetë dhe unë e mbështesë deri në fund”, deklaroi kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Për një periudhë të gjatë, është përfolur për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe modeles së njohur, Adrola Dushi.

Të pyetur disa herë për relacionin e tyre, asnjëra palë nuk e kanë konfirmuar se janë më shumë se shokë.

Spekulimet për një romancë mes tyre janë hasur gjithmonë duke qenë se dyshja janë fotografuar disa herë bashkë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share