Shefja e KE-së nis turneun Ballkanik – Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së prioritet edhe në mandatin e dytë!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është prioritet i saj edhe në mandatin e saj të dytë si shefe e organit ekzekutiv të bllokut, pas një takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të mërkurën në Tiranë.

Shefja e KE-së – e cila mbërriti në Tiranë më herë të mërkurën për ta nisur turneun të saj në shtetet e Ballkanit Perëndimor – njoftoi se Shqipëria do ta pranojë në muajt në vijim këstin e parë prej 64 milionë eurosh nga Plani i Rritjes i BE-së, nga 920 milionë euro në përgjithësi sa pritet t’i marrë në tri vjetët e ardhshme.

Ndërkaq, Komisioni Evropian e ka bërë hapin kyç për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes dhe reformave, duke miratuar në takimin e 23 tetorit agjendat e reformave për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë. Komisioni Evropian tha se e mori këtë vendim pasi shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë pëlqimin e tyre për këto agjenda.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share