Profesoresha maqedonase e thotë shahadetin dhe bëhet muslimane (VIDEO)

Një emër i njohur botës akademike sllave në Ballkan, Violeta Piruze- Tasevska, ka pranuar Islamin përballë një miku të saj shqiptar.

Profesoresha e letërsisë serbe në Universitetin e Shkupit, ajo ka thënë Shehadetin, kredon e Islamit, duke kaluar kështu në besimin ku pohohet e jetohet me bindjen se Zoti është Një i vetëm, i vetmi që meriton të adhurohet, e se Muhamedi ishte njeri dhe i Dërguari i Tij.

Siç thuhet, për të ka qenë finalizimi i një kërkimi intelektual të së vërtetës së madhe, mbi jetën, botën, krijimin e Krijuesin, gjë që e ka çuar te Islami. Kalimin në Islam ajo e ka bërë me mikun e saj shqiptar Fatmir Kovaçi, një stomatolog i njohur në Shkup.
Pra, teksa një tufë shqiptarësh në Kosovë, tejet të diskutueshëm për nga trutë e kokës, thonë se po kthehen në fenë e të parëve, pa ofruar asnjë arsyetim të qashtër fetar mbi këtë lloj konvertimi të padëgjuar ndonjëherë – nuk njihet në histori konvertim nga Islami në Krishterizëm, por e kundërta – një grua intelektuale sllave, me emër në jetën akademike të Shkupit e më gjerë, pranon publikisht Islamin dhe jo për ndonjë arsye nacionale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share