“Sulmi me dron në shtëpinë e Benjamin Netanyahut ishte një sulm ndaj gjithë Izraelit”, ka deklaruar Sara Netanyahu, gruaja e kryeministrit izraelit.
Qeveria izraelite njoftoi se një nga shtëpitë e kryeministrit ishte shënjestruar nga tre dronë, dy prej të cilëve u kapën dhe se as Netanyahu dhe as gruaja e tij Sara nuk ishin në shtëpi në atë kohë.
“Faleminderit nga thellësia e zemrës për të gjithë shqetësimin dhe mesazhet që na e ngrohin zemrën nga vendi dhe bota”, tha Sara, shkruan skynews.
Sipas gruas së Netanyahut, përpjekjet për të vrarë të shoqin e saj “e lënduan atë dhe popullin e Izraelit”.
“I uroj të gjithëve ditë të qeta dhe siguri”, tha Sara.
Theksojmë se një dron i lëshuar nga Libani, që shpërtheu në qytetin bregdetar të Caesareas kishte si objektiv shtëpinë private të liderit izraelit.
Ndryshe, ushtria tashmë po heton incidentin që duket se përfshiu disa dështime të sistemit të paralajmërimit të Izraelit. /Telegrafi/