Fillojnë “thumbat” në BBVK! Kapen keq Xheneta dhe Vullneti – “Shet krema” e “për çka ke ardhë ti këtu?”

Gazetari Vullnet Krasniqi dhe modelja Xheneta Fetahu, e nisën ditën me debate tensionuese.

Ata i hodhën thumba njëri-tjetrit, derisa Xheneta i thoshte se i njëjti po jepte vetëm energji negative.

I njëjti më pas i reagoi duke i thënë se nuk jep energji negative, porse njerëzit të cilët i ka përballë i hulumton.

“Përse nuk je shku ti si gazetar kur është dhunu dhe vrarë një grua?”, ishte reagimi i saj ndaj Vullnetit, ky i fundit ia ktheu se ishte vetë ai që kishte raportuar për këto raste.

“Për çka je ardhë këtu, a nashta s’po ki argumente”, thumboi ajo Vullnetin.

I njëjti nuk qëndroi indiferent, duke i reaguar menjëherë.

“Xheneta, shumë e mençur që qenke, e çka bon në jetë ti? A shet krema?”, ishte përgjigjja e tij. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share