VLEN pranon kushtin e Mickoskit: Para miratimit ligj të dërgohet në komisionin e Venecias

MBETET E PAQARTË SE SA KOHË DO TË DUHET PËR MIRATIMIN E LIGJIT!

Përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri pranojnë kushtin e Mickoskit që ligji për përfaqësim adekuat të shqiptarëve në instiucionet shtetërore, që ata e paralajmëruan fillimisht, të shkojë në Komisionin e Venecias për vlerësim, e mandej të futet në procedurë parlamentare te ne.

Këtë e konfirmuan sot zv kryeministri Izet Mexhiti dhe ministri I shëndetësisë Arben Taravari.

Izet Mexhiti thotë se nuk është problem që propozim ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat fillimisht të shkojë në Komisionin e Venecias.

“Nuk është problem, problemi ka qenë, është praks ndërkombëtare mirë është që të merret edhe mendimi dhe vlerësimi i këtij komisioni që të mos ballafaqohemi mandej me zgjidhje gjysmake dhe problematike siç është siç e kanë sjellë qeveritë e kalume ligjin e gjuhës dhe shumë çështje tjera” – tha Mexhiti.

Edhe për Arben Taravari nga VLEN tha se nuk ka asgjë të keqe që ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të dërgohet në Komisionin e Venecias, prej të cilit u shpreh se është i sigurt se nuk do të ketë mendim negativ.

“Dmth ligj të gatshëm, të cilin duhet ta sinkronizojmë dhe koordinojmë dhe asgjë të keqe nëse kërkohet mendim shtesë, por unë përsëri mendoj se as që kontestohet që ky ligj duhet sa më shpejtë të kalojë në Parliament, a që marrim mendim të dytë, nuk ka asgjë të keqe. Nëse marrim mendim negativ nga Komisioni i Venecias? Nuk mund të marrim sepse është ligj që është përpunuar me ekspertë ndërkombëtarë, tash nuk dua t’i përmendi emrat, njerëz të cilët që janë njerëz kredibil me shumë respekt në institucionet e drejtësisë ndërkombëtare”, shtoi Taravari.

Kujtojmë ishin, zyrtarët e VLEN po me raste edhe zëvendëskryeministri, Mexhiti që akuzonte ish qeveritaret shqiptar se pse e derguan ligjin për gjuhët në komision të Venecias.

Edhe pse paralajmërohej se shumë shpejt lligji që do të zëvendësojë Balansuesin do të gjindet në procedur parlamentare tani është e paqartë sa kohe do të nevojitet që kjo të ndodhë shkaku se draft verzioni I ligjit fillimisht duhet të dërgohet për mendim në Komisionin e Vencias.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share