Arben Fetai pajtohet me Mickoskin: Praktikë ndërkombëtare mendimi nga komisioni i Venecias!

“ME RËNDËSI ËSHTË TË MIRATOHET LIGJI PËR PËRFAQËSIM TË DREJTË”

Me rëndësi është që përfundimisht do të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë. Diçka e këtillë mungonte deri tani, veçanërisht me “balancuesin” I cili ishte I keqpërdorur dhe nuk mundësonte përfaqësim të drejtë – vlerëson Zv/Kryeministri I ngarkuar për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.

Ai gjatë press-konferencës, I pyetur nëse pajtohet që Ligji për përfaqësim të drejtë të jetë konform rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ashtu sic kërkon Kryeministri Mickoski, u përgjigj se është praktikë ndërkombëtare të merret mendimi nga ky Komision.

Fetai tha se do të ketë punësime sipas parimit kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Balancuesi ishte një vegël dixhitale e cila mundësonte realizimin e planeve vjetore të punësimeve. Kur kemi parasysh këtë fakt dhe ngrirjen e balancuesit deri sa të gjejmë një zgjidhje të re ligjore kemi parasysh se kjo vlen për të gjitha bashkësitë vend. Kjo nuk vlen vetëm për një grup të caktuar por është një mekanizëm që më nuk është i vlefshëm për asnjë. Por kjo nuk i ndalon punësimet. Natyrisht do të ketë punësime sipas parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, siç e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese, siç e tha edhe kryeministri” – tha Arben Fetai.

Zgjidhja e re ligjore për përfaësim të drejtë e adekuat, para se të miratohet duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias, tha Kryeministri Mickoski, duke shtuar se koalicioni qeveritar ka kapacitete demokratike për ta përgatitur ligjin.

Nga koalicioni VLEN për javën e ardhshme paralajmëruan debate lidhur me këtë Propozim ligj, që sipas tyre, do t`i përfshijë kategoritë e qytetarëve që janë të margjinalizuar. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share