BE-ja dha “dritë jeshile” për agjendën reformuese të RMV-së! Plani i rritjes – 750 milion euro për Maqedoninë e Veriut

Vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar të premten agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë paraqitur ato si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes, në vlerë prej 6 miliardë Eurosh.

Miratohen Agjendat reformuese të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës, në kuadër të Instrumentit të ri për reforma dhe rritje në vlerë prej 6 miliardë euro, I njohur si Plani për rritje të Ballkanit Perëndimor, ka publikuar në rrjetin social X presidenca hungareze me BE-në.

“Kjo hap rrugën që para-financimi të nis gjatë kohës së presidencnës hungareze me BE-në. Mbështetja për integrimin e Ballkanit Perëndimor, mbetet prioriteti kyç i presidencës hungareze” – thuhet në komunikatë.

Konform Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor me vlerë 6 miliardë euro, Maqedonia e Veriut duhet të marrë 750 milion euro të ndarë në disa këste, kurse kësti i parë prej 7% respektivisht 52.5 milion euro duhet të merret më së voni deri në fund të vitit.

Sipas Formulës së Rregullativës për instrumenin për reforma dhe rritje, të miratuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, Maqedonia e Veriut duhet të marrë 750.4 milion euro për periudhën 2024 – 2027. Këto mjete do të kushtëzohen me realizimin e hapave konkret kualitativ dhe kuantitativ që lidhen me masat për reformat ë planifikuara.

Por, para se të bëhen këto pagesa, vendet përfituese duhet t’i nënshkruajnë marrëveshjet dhe t’i ratifikojnë ato në parlamentet e tyre kombëtare, sepse 2 miliardë Euro do të jenë para pa kthim, ndërsa të tjerat do të jenë kredi të favorshme.

Këshilli I BE-së në fillim të Majit të këtij viti miratoi Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor, I cili plan me 6 miliardë eurot shtesë të siguruara duhet t`I mbështesë këto vende në rrugëtimin e tyre drejt anëtarësimit në BE.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share