Liga e Kombeve vjen sot me tetë ndeshjet e fundit të javës së tretë.
Dita nis me Përfaqësuesen e Kosovës, e cila do të luaj si mysafire e Lituanisë, më fillim nga ora 15:00, shkruan “Gazeta Express”.
Nga ora 18:00, Kroacia përballet me Skocinë, ndërsa Bulgaria me Luxenburgun.
Mbrëmja e sotme do të jetë e zjarrtë, pasi ka disa ndeshje interesante.
E rendësishme për ne është ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, e cila zhvillohet në Leskovc, më fillim nga ora 20:45.
Të ftuar për kombëtaren zvicerane janë edhe dy futbollistët kosovar, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri.