Osmani: RMV-ja është bërë anëtare e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut

Maqedonia e Veriut është bërë anëtare e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

“Maqedonia e Veriut anëtare e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut! Pas një pune të palodhshme diplomatike prej katër vitesh dhe pas shumë takimeve të zhvilluara, sot arritëm të bëhemi anëtarë të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHRC). Përgëzoj të gjithë diplomatët e Maqedonisë së Veriut për këtë sukses të madh dhe të rëndësishëm për vendin tonë”, ka shkruar Osmani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share